Bie në kontakt me rrymën, humb jetën 28-vjeçari në Kukës

Një 28-vjeçar në Kukës ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Perbreg. I riu nga Kosova, po punonte për instalimet elektrike në shtëpinë e të afërmve të tij në Perbre kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Në punë e sipër ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë humbi edhe jetën. Në vendngjarje policia e Kukësit po kryen veprimet dhe hetimin për rrethanat e ngjarjes.