Bie në kontakt me rrymën elektrike duke bërë dush, ndërron jetë nëna me dy vajzat në Pukë

Një grua me dy vajzat e saj kanë ndërruar jetë pasditen e sotme në Fushë Arrëz.

Sipas burimeve, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fshë-Arrëz të Pukës.

Ngjarja ka ndodhur pasi njëra nga vajzat ka rënë fillimisht në kontakt me energjinë elektrike teksa bënte dush.

E ëma dhe vajza tjetër, janë futur që ta shpëtojnë, por për fat të keq, kanë ndëruar jetë edhe ato të dyja.

Kanë humbur jetën nëna P.Kola 42-vjeçe, dhe dy vajzat, S.Kola 18-vjeçe dhe V.Kola 15-vjeçe, ndërkohë që është lënduar edhe djali i familjes.

Ndërkohë pritet njoftimi i policisë për detaje të tjera./albeu.com/