Bie aksidentalisht nga ndërtesa, 48 vjeçari në gjëndje të rëndë

Një person ka rënë nga lartësia e një objekti në Llogara mbrëmjen e sotme dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia në Llogara, shttatasi me iniciale A.L dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një objekti.

48 vjeçari ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com