Biden thërret urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas shpërthimeve në Kabul! Në alarm edhe Johnson e Macron

Pas shpërthimit të tmerrshëm në Kabul ku humbën jetën 13 persina, presidenti Joe Biden ka mbledhur ekipin e tij të sigurisë kombëtare. Mësohet se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken janë me të.

Ndërkohë Presidenti francez Emmanuel Macron me një reagim zyrtar ka thënë se situata është përkeqësuar thellësisht në Afganistan.

Ai bëri thirrje për kujdes para se situata mund të agravojë deri në atë pikë sa vendet nuk do të mund ta kontrollojnë dhe shtoi se situata rreth aeroportit mbetet shumë e rrezikshme.

I vënë në alarm ka qenë edhe Kryeministri britanik Boris Jonson, i cili sipas informacioneve do të mbajë nje takim me përfaqësuesit më të lartë të sigurisë për çështjen në fjalë./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 17:54