Presidenti amerikan Joe Biden është duke kryer një vizitë tepër të rendësishme në Europë, e cila tashmë kërcënohet nga Rusia dhe Vladimir Putin. Pasi nënshkroi një marrëveshje jetike për furnizimin me energji të Europës, Biden udhëtoi për në Poloni, vetëm 100 kilometra larg kufirit rus duke dhënë kështu një mesazh të rendësishëm ndaj kërcënimeve të Putinit.
Biden u ul në aeroportin e Rzeszoë-it, ndërsa aty pranë, në një bazë ushtarake do të organizohej edhe një takim me Presidentin e Polonisë Duda. Ky i fundit u detyrua të kthehej mbrapsht në Varshavë pasi avioni pësoi një avari, por më pas mbërriti aty për të takur Bidenin.
Vendi ku Biden u ul ka një rendësi të vaçantë pasi është baza kryesore nga e cila po koordinohet furnizimi me armë i Ukrainës në luftën kundër Rusisë.
Siç raporton BBC, në këtë bazë janë thuajse gjysma e trupave amerikane të pozicinuara në Poloni, ndërsa vendi ka pritur më shumë se 2.2 milion refugjatë ukrainas.
Ky vend është një zgjedhje e natyrshme e destinacionit për Joe Biden në udhëtimin e tij dy-ditor në vend, duke vizituar vijën e frontit humanitar dhe duke siguruar skajin lindor të Bashkimit Evropian, iluzioni i të cilit për paqen e pasluftës është shkatërruar.
Është gjithashtu një qytet shumë panë kufirit. Autoritetet lokale po përgatiten të pastrojnë strehimoret e epokës së Luftës së Ftohtë në bodrumet rreth Rzeszoëit, për t’u siguruar që të jenë gati për një sulm rus.
Është diçka që polakët janë të dëshpëruar ta shmangin, sigurisht – por kanë frikë gjithashtu se mund të jenë në vijën e zjarrit të një Vladimir Putin të paparashikueshëm.