Presidenti amerikan Joe Biden në një bisedë më sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Antlantike, Stoltenberg pak para nisjes së punimeve të samitit të Madridit është shprehur se me Suedinë dhe Finlandën NATO do të jetë më e fortë.
“NATO do të jetë më e fortë dhe më e sigurtë me Suedinë dhe Finlandë anëtare”, është shprehur Biden.
Po ashtu Biden është shprehur se do të forcojë praninë e saj ushtarake në Evropë, duke përfshirë aftësitë shtesë të mbrojtjes ajrore në Gjermani dhe Itali. /albeu.com