Presidenti amerikan Joe Biden në një konferencë për shtyp pas samitit të NATO-s dhe takimit me G7 në Bruksel tha se beson se Kina i kupton pasojat potencialisht të tmerrshme ekonomike që do të pasonin nëse vendi do t’i japë ndihmë Rusisë në luftën e saj në Ukrainë.
Biden tha se kishte një “bisedë shumë të drejtpërdrejtë” me presidentin kinez Xi Jinping javën e kaluar mbi këtë temë.
Ai tha se nuk e ka kërcënuar, por e bëri të qartë se Xi të kuptojë pasojat nëse ndihmon Rusinë në luftë.
Ai tha se vuri në dukje pasojat e sjelljes së Rusisë dhe vuri në dukje se Kina kishte kërkuar të zhvillonte lidhje më të forta ekonomike me Perëndimin. Ai tha se i tha Xi-t “ai do ta vinte veten në rrezik të madh në ato synime, nëse, në fakt, ai do të shkonte përpara”.
“Unë mendoj se Kina e kupton se e ardhmja e saj ekonomike është shumë më e lidhur me perëndimin sesa me Rusinë”, tha Biden./albeu.com