Biden i ka dhënë Zelenskyt telefonin satelitor para konfliktit

Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhuruar homologur të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, një telefon satelitor, që para nisjes së konfliktit të armatosur.

Ai do të shërbejë për të mundësuar telefonatat e Zelenskyt në rast të ndërprerjes nga ushtria ruse të valëve telefonike.

Ky telefon mund të operojë edhe në mungesë të valëve, pra në rastet e një sulmi rus mbi antenat telefonike apo edhe në ambientet e mbyllura nëntokësore, ku telefonat e zakonshëm nuk mund të operojnë.

Shtetet e bashkuara të Amerikës janë momentalisht janë në kontakt të rregullt me presidentin ukrainas Volodydyr Zelensky.

Lajmin e bëri të ditur një zyrtar amerikan i njohur me këtë çështje.

Më parë, komunikimet më të sigurta midis ukrainasve dhe zyrtarëve amerikanë kalonin përmes ambasadës në Kiev, thanë dy zyrtarë amerikanë. Kur SHBA po përgatitej për të evakuuar ambasadën, dhe me rritjen e frikës për pushtimin rus, SHBA-të ua dërguan telefonin që tani po përdoret tek homologët e tyre ukrainas.

Telefoni i sigurt i lejon Zelenskyt të qëndrojë në kontakt me SHBA-në ndërsa ai është i lëvizshëm, shtoi zyrtari. Zelensky e ka bërë të qartë se synon të qëndrojë në vend dhe aktualisht po lëviz në shumë vende në Kiev që mbrohen me një prani të konsiderueshme sigurie, ka raportuar CNN.

Më parë, Zelensky ka filmuar video-mesazhe të tij duke folur përpara monumenteve ose ndërtesave të tjera të njohura, por fjalimi i tij në Parlamentin Evropian të martën u dha përmes videove nga një dhomë e papërshkrueshme e dekoruar vetëm me një flamur ukrainas.

SHBA-ja i dha një telefon të ngjashëm satelitor ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, tha zyrtari. Telefonat kërkojnë energji elektrike, por mund të funksionojnë nga një gjenerator ose energji nga një makinë nëse është e nevojshme.