Këtë të premte, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të tij, janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj.
Presidenti Begaj, lexoi dekretin dhe formulën e betimit, teksa ministrat një nga një u betuan me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë.
Një ditë më parë Kuvendi miratoi pa debat programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Për herë të parë në këtë mandat, në kabinetin qeveritar Rama do të jetë dhe një ministre digjitale, e quajtur “Diella”, e cila është kundërshtuar fuqimisht nga opozita e cila shkaktoi kaos ditën e djeshme në Kuvend teksa ministrja po mbante fjalën në monitor.
Kabineti i ri qeveritar:
Edi Rama – Kryeministër
Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës
Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj – Ministria e Financave
Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit
Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit
Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Diella (e krijuar me inteligjencë artificiale) – Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike;
Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë
Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes
Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo – Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka – Ministria e Shtetit për kryenegociator;
Adea Pirdeni – Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin.