20 Prill 2026, 19:55
Nga D.S
“Beteja jonë, lirimi urgjent i tyre”/ Berisha: Protestuesit po
sali berisha
Të lidhura
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se, protestuesit që u arrestuan nga policia gjatë protestës së 17 prillit, po torturohen në burg.
Në foltoren e radhës së opozitës, Berisha u shpreh se ata duhen liruar urgjentisht.
Sipas tij, lirimi i tyre urgjent nga burgu është beteja e opozitës.
Berisha: Në Uraganin e fuqishëm të lirisë dridhën themelet e regjimit të organizatës kriminale të Ramës. Mirënjohje të madhe mediave shqiptare dhe ndërkombëtare për mbështetjen e jashtëzakonshme pasqyrimin fantastik të kryengritjes sonë paqësore. Kam mirënjohje për heronjtë e kryengritjes Klement Çucka, Henri Shapllo, Sen Bici të cilët qëndruan si luenj, ndaj torturave shtazarake që kriminelë me uniformë kryen ndaj tyre në qelitë e komisariateve. Ata janë ndërgjegjja jonë, frymëzimi ynë. Lirimi i tyre urgjent nga burgu është beteja jonë.
Gjiriz dhe hale, hale dhe gjiriz kurrë mos i dalin nga goja. Shqiptarët kudo në botë u përballën me pamjet më të shëmtuara, që të kujtonin sulmet e Assadi ndaj popullit, të tij, sulmet kimike të Hyseijn. Pamjet e qytetarëve që mbyteshin nga helmi, deputetë që dyndeshin në tokë nga spraj helmi të hedhur nga kriminelë. Këto pamje nuk ishin as nga Siria dhe as nga Iraku, ishin nga Shqipëria në zemër të Europës. Sulm shtazor i urdhëruar nga biri xhelat i bllokut Edvin Rama. Morën përsipër të sulmojnë qytetarë me lëndë të rrezikshme helmuese., tha Berisha.

