“Besëprerë, o gjarpër”, Xumi shpërthen ndaj Eglit: Unë të fala ndjenjat, ti doje fansat e Gjestit

Ditën e sotme (e hënë) ka shpërthyer një debat i ashpër mes Xumit dhe Eglit, ku nuk kanë munguar as ofendimet dhe akuzat.

Sipas tij, Egli është besëprerë dhe gjarpër.

Xumi shprehet se “ajo ka shkelur ndjenjat e tij me këmbë dhe ka shkuar pas fansave të Gjestit sapo pa dronat për të”.

Egli i kthehet se ‘ai nuk e mban dot nominimin’ dhe shton se ‘nuk mban një trekëndësh në shtëpi’.

Pjesë nga debati i tyre:

Xumi: Ça të bëra, o paterica e shtëpisë.

Egli: Nuk e mban dot nominimin.

Xumi: Ti je paterica e shtëpisë, ça të bëra? Asgjë, vetëm të shpreha ça kisha brenda.

Egli: Je në lojë me nominimesh shoku im, jo në lojë kauzash.

Xumi: Vetëm vlerësim të kam treguar. Shyqyr që të erdhi ai, o patericë e shtëpisë e nxore fytyrën. Para 20 ditësh nuk dilje në nominim kokë më kokë, asnjë nuk dilte në nominim me mua, o patericat e shtëpisë. Unë me bukë e di me gurë, ti je femër e pabesë. Kështu do të bësh edhe me këtë.

Egli: Unë mund të kisha vënë edhe me këtë djalin, po të vura me veten time. Pse ndihesh në presion, trekëndësha nuk mbaj, nuk bëj pjesë, o unë o ti, kaq.

Xumi: Ti je mbajtur me këmbalecët e të tjerëve, gjithë jetën tënde.

Egli: Unë nuk përmend emrat, nuk më bëjnë përshtypje emrat.

Xumi: Turp të vijë. Ma hodhe ndjenjën poshtë, ti je femër pespreme, po mua më ka ruajtur i madhi Zot, se kam bërë vetëm mirësi. Ti kurrë nuk ke pasur fansa, ti je mbajtur nga këmbalecët e tjerëve. Ke parë atë e ke shkuar se ka fansa ai.

Egli: Po të përmendja emra nuk do isha këtu, kaq. Ti ke gjithë shtëpinë në krahun tënd.

Xumi: Para 20 ditësh kurrë nuk dilje në nominim me mua kokë më kokë. Ti more ndjenjën time dhe e shkele me këmbë.

Egli: Je i vetmi lojtar që më ka hyrë te gjërat pesonale.

Xumi: Ti pe dronin që të erdhi me Gjestin dhe të ka lezetuar droni. Pe dronin e the po iki te Gjesti, pe fansat e Gjestit.

Egli: Po, më ka lezetuar droni.


Shtuar 20.01.2025 20:02

Tags: ,