“AS” ka raportuar se Milan është një hap larg nënshkrimit me Luis Suarez, por ka konkurrencën e klubit të Silvio Berlusconit, Monzës.
Klubi i Monzës është gati të paguajë një pagë prej 4 milionë euro në sezon për sulmuesin veteran, por do t’i shtohen edhe bonuse nga të drejtat e imazhit.
Agjenti Marco Kirdemir, i cili ka marrëdhënie të mira me lojtarët spanjollë apo lojtarët të cilët kanë luajtur në Spanjë, ka bërë disa deklarata në lidhje me Luis Suarez.
“Unë i sjell oferta Suarezit. Prandaj, jam në komunikim të vazhdueshëm me të, e di se çfarë oferta merr. Fenerbahce e ka kontaktuar drejtpërdrejt. Ata ofruan 6 milionë euro, por Suarez e refuzoi këtë ofertë.
Ai dëshiron të luajë në Itali. Janë dy oferta. Njëri erdhi nga AC Monza. Prej aty ka marrë një ofertë prej 4 milionë eurosh. Por meqenëse vlera e imazhit është e lartë, do të ketë edhe marrëveshje imazhi. Paga e tij do të rritet”, ka thënë ai.
Topi tani kalon në fushën e Suarez i cili duhet të vendosë./ h.ll/albeu.com