Berisha: Viti që lamë pas është viti i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë

Kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën me gazetarët është shprehur se viti që lamë pas është viti i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë.

“Viti që lamë pas është viti i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë. Reforma e Sorosit përfundoi sipas sondazheve të pavarura në institucionin më të pabesueshëm se çdo institucion i këtij vendi.

Ai që ishte parashikuar të ishte institucioni i akuzës për zyrtarët e lartë, i quajtur SPAK apo Prokurori e Posaçme, u transformua në SKAP-in e partisë.

Tre muaj më parë, në një poll krejtësisht të pavarur, dilte vetëm se 10.4 përqind e shqiptarëve besonin se SKAP-i i partisë është i pavarur politikisht, përkundrejt 59.6 përqind që e quanin tërësisht të varur nga partia.

Pas betejës së fundit, Rama-guvernatorja Kim, edhe ky 10-përqindësh mendoj se merr fund. Kështu që sot nuk ka shqiptar se beson më ndryshe, veçse e sheh SKAP-in si një institucion, seksion të partisë së krimit.

I infiltruar nga të gjitha anët me lidhje krimi”, tha Berisha./albeu.com

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/860574401815242


Shtuar 30.12.2022 12:41