Berisha: Vendimi i Bashës e shndërron PD në një satelit të Ramës

Në një lidhje live në emisionin “Opininon” përballë Blendi Fevziut dhe opinionistëve, Sali Berisha tha se Basha me vendimin për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar ka shndërruar PD-në në një satelit të Ramës.

“Basha ka marrë një vendim fatal. U ka shpëtuar sanksioneve, por PD ka marrë goditjen më fatale. Unë ndjej keqardhje për PD, për vrasjen e PD. Jo at-vrasje. Për ata që më njohin, kanë ABC-në e sovranitetit, e dinë që ai kreu vrasjen e PD. Unë do ndjek qasjen për risjelljen e sovranitetit në PD.

Nuk isha i papërgatitur. Nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur në mbledhje dhe as nuk kam pyetur sepse unë kam ndjekur që nga data 19 e deri sot edhe kryetarin kur ai ka shprehur dëshirën që të angazhohej për të ndihmuar. Unë i kam thënë “Jo”. Nuk kërkoj ndihmë nga askush. Unë kërkoj vetëm transparencë. Çfarë kam bërë unë. Kam zgjedhur gjykatën si rruga më e drehtë për të bërë transparencën e çdo akuze që bazohej në informacione të Delina Ficos me shoqe. PD do ziejë fuqishëm”, tha Berisha./albeu.com

 

 


Shtuar 9.09.2021 22:10