Berisha: Veliaj me Maznikun shembën 13 pallate në zemër të Tiranës për të mbushur arkat e tyre

Kreu demokrat Sali berisha, ka denoncuar kryebashkiakun Erion Veliaj, se bashkë me Arbjan Maznikun, ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, shembën 13 pallate në zemër të Tiranës për të mbushur arkat e tyre.

Sipas Berishës, Veliaj dhe drejtorët e tij ka bërë me modelin 100 përqind të kompanisë “5D”

“Pallate të vlerësuara që të gjitha solide, të parrënueshme nga tërmeti”, tha Berisha nga tubimi qytetar.

“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, misionarë të vërtetë të kauzës që të të gjitha kauzave të shqiptarëve.

Të kauzës së shpresës, dinjitetit, lirisë, interesit kombëtar.

Një përshëndetje të përzemërt ju oratorëve që me fjalën e tyre të zjarrtë përcjellin në të katër anët e Shqipërisë të vërtetat e realitetit të sotëm, por rrezatojnë guxim dhe frymëzim tek mbarë shqiptarët.

Para së gjithash sot unë duhet të përgëzoj me mirënjohje ata qindra protestuese e protestues që rrethuan Bashkinë e Tiranës në një protestë të pamposhtur si dëshmitarë të vendosmërisë së tyre për të mos u pajtuar kurrë me vjedhjen e tmerrshme që Erion Veliaj iu ka bërë qytetarëve të Tiranës me djegësin.

Me vjedhjen e tmerrshme që ai me drejtorët e tij ka të bëjë me modelin 100 përqind të kompanisë “5D”.

Më vjedhjen e tmerrshme që ky kryehajdut i shpifur ka bërë së bashku me Maznikun dhe hajdutët e tij, duke shembur 13 pallate në zemër të Tiranës vetëm e vetëm për të mbushur arkat dhe kontot e veta dhe të kompanive të tij.

Pallate të vlerësuara që të gjitha solide, të parrënueshme nga tërmeti”, u shpreh Berisha.


Shtuar 25.07.2024 21:07