Berisha uron 8 Marsin: Mirënjohje për gjithçka që gratë kanë bërë për familjen dhe kombin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar 8 Marsin me një foto krah bashkëshortes së tij Liri Berisha dhe vajzës së tij.

Ai uron gratë për ditën e tyre dhe shpreh mirënjohje për gjithë kontributin e tyre në familje dhe shoqëri.

Mesazhi i plotë:

Gëzuar 8 Marsin.

Të dashur miq, le të ju urojmë sot së bashku, nënave, grave, motrave, vajzave tona më të mirave, më fisnikeve e më të bukurave të familjeve, shoqerisë dhe kombit tonë një urim nga thellësitë e zemrës dhe të shprehim mirënjohje të pakufijshme për gjithçka ato kanë bërë dhe bejnë për ne, familjen dhe kombin tonë. Gëzuar! /albeu.com


Shtuar 8.03.2023 10:24