Berisha ulet në kafen pranë selisë blu, porosi pronarit: Mos u shërbe kafe mercenarëve të Bashës

Ish-kryeministri Berisha pas prononcimit për media, është ulur së bashku me mbështetësit dhe gazetarët në kafen pranë selisë.

Ai kërkoi pronarin e lokalit dhe i la një porosi që të mos i shërbente kafe mercenarëve të Bashës.

Kujtojmë se në deklaratën e tij, Berisha tha se nesër, në protestë, do të hapë dyert e PD-së dhe blindat do t’i çojë me kamion te shtëpia e kreut demokrat.

Gjithashtu Berisha u bëri ftesë deputetëve demokratë të braktisin Bashën dhe t’i bashkohen atij./albeu.com

 


Shtuar 7.01.2022 14:00