Berisha tregon se sa arriti çmimi i votës në tregun e zi

Ish-kryeminsitri Sali Berisha, në një tjetër dalje publike për mediat, akuzoi sërish mazhorancën se i bleu votat në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha tha se në këto zgjedhje paraja e krimit, por dhe buxheti i shtetit blenë votat e shqiptarëve.

Ai tha se në tregun e zi çmimi i votës arriti deri në 500 euro.

Në tregun e zi të votës me destinacion direkt: blerjen e të drejtës së votës; blerje direkte të votës. Nga 300 deri në 500 euro për një votë. Në total shuma që u përdor për të blerë votën, është vështrirë të gjendet, por euro në Shqipëri gjatë fushatës arrit në nivele këmbimi me lekun në rekorde të ulta”, tha Berisha.


Shtuar 17.05.2023 13:26