Berisha tregon hapur VOTËN për zgjatjen e afateve të vettingut

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur hapur se do të votojë kundër zgjatjes së afateve të procesit të vettingut.

Ky qëndrim i tij, vjen në një kohë që Lulzim Basha dhe grupi parlamentar i PD do të votojnë pro zgjatjes së mandatit të vettingut.

I pyetur nga gazetarët para futjes në Kuvend, ai dha se pengu dhe pengmarrësi janë në bashkëqeverisje, duke iu referuar kreut të PD dhe kryeministrit Edi Rama.

Procesin e vettingut ish-kryeministri e cilësoi si gjueti shtrigash i përdorur me disa standarde dhe tha se kurrë nuk do ta votojë një proces që nuk e besojnë më qytetarët shqiptarë.

“Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. Unë i kam shprehur të gjithë qëndrimet e mia ndaj këtij procesi gjigand korruptiv që shoqërohet në çdo hap me shkelje të rënda ligjore të konstatuara dhe u përdor për gjah shtrigash nga Edi Rama me ndihmën e mikut të tij Soros. U përdorën disa standarde dhe ky është një proces i flakur që nuk i beson më shoqëria shqiptare. Unë kurrë nuk do të votoj kundër atyre që besojnë shqiptarët”, tha Berisha.


Shtuar 10.02.2022 12:22