Sot, nga Shkodra ku mori pjesë në homazhet e masakrës së 2 Prillit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se opozita nuk do të propozojë një emër për president.
Pas kësaj deklarate të Berishës, ka reaguar Partia Demokratike, ku përmes një postimi në Facebook shkruan se “qëndrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrfarë lidhje me qëndrimin dhe vendimmarrjen e grupit parlamentar”.
Reagimi:
Sqarim për mediat!
Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket çështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne agjendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë çështje. Qëndrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrfarë lidhje me qëndrimin dhe vendimmarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë çështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit./albeu.com