Ish kryeministri, Sali Berisha zhvilloi një takim ditën e sotme me petagogët e unveristeteve.
Gjatë fjalimit ai tha se ligji i arsimit të lartë përjshtonte me mijëra të rinj nga universitetet duke e krahasuar kështu me periudhën ku Berisha ishte kryeministër.
Ish kryeministri, Sali Berisha:
Mblidhemi sot për një problem themelor të çdo kombi por për disa specifika më themelor është për kombin shqiptar. Ne për dekada në arsimin e lartë ndoqëm praktikën e selksionit, e përjashtimit masiv të të rinjve nga e drejta universtiare në një kohë kur vendet e lira prej dekadash kishin kaluar në praktikën e dyerve të hapura të universiteteve. Ajo praktikë solli që Shqipëria të kishte përqindjet më të ulëta në Europë të të diplomuarve në universitete. N vitin 2005 Shqipëria kishte 12 studentë për 1 mijë banorë kundrejt 45 studentëve për 1 mijë banorë që ishte mesatarja e BE-së.
U bë një përpjekje e madhe që të shkëputeshim nga kjo praktikë. Natyrisht që nga kjo përpjekje ishte e pamundur që të ecnim paralelisht edhe me cilësinë. Por e vërteta është se në arsimin paraunivesritar, ngjitja e Shqipërisë, ishte nga më vertikalet. Sërish ishim larg nivelit ku duhet të ishim. U hapën një seri degësh në universitetet publike në rrethe por u pasuruan shumë programe. Arritëm në 500 programe. U dyfishua numri i trupës akademike.
Pas ndryshimit të pushtetit, arsimi i lartë në Shqipëri u ndëshkua në mënyrën më anti-kombëtare nëpërmjet të famshmit ligj dhe unë nuk mund ta lë pa folur haptas. Ligji i arsimit të lartë ishte sponsorizim direkt mafioz i Henri Çilit tek Edi Rama. Me këtë ligj i cili ishte larg realitetit shqiptar aq sa ç’është larg realitetit europian. Me këtë ligj u mora për dy vite dhe konstatova se për ne nuk mund të aplikohej ashtu siç ishte planifikuar. Ligji u shndërrua në një”shpatë” për të përjashtuar mijëra të rinj nga universiteti.