Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ministren Olta Xhaçka nga foltorja e Kuvendit.
Berisha është shprehur se nuk ka njeri më plaçkitës se Xhaçka.
Ai shton se Olta Xhaçka e nisi me piramidat dhe po e mbyll me pronat serinë e saj të vjedhjedhjeve.
“Nuk ka pasur njeri më plaçkitës sesa parafolësja. Në letërsinë e viteve ‘60, u zhvillua një rrymë që quhej, le mal parti….të Keqnisurit. Olta, nuk je larg asaj kategorie, ndaj edhe kur flet duhet të matesh dy herë se e ke filluar me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjen e pronave të ushtrisë. Me akrabanë tua e të bashkëshortit tënd.
Informoj qytetarët se për sa i përket cinizmit njerëzor, zonja nuk lë mbrapa asnjë personazh të letërsisë botërore.
Në klimën e tërmetit deklaronte se kishte dërguar 15 mijë pako, për 2 apo 3 pako. Duke harruar që ata kishin nevojë për pako, s’kishin çfarë të hanin…Këta janë grupi i shushunjave që po u pinë gjakun”, është shprehur Berisha./albee.com/