Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë të marrë ndaj tij “Detyrim Paraqitjeje”.
Kjo vjen vetëm pak ditë pasi Berisha refuzoi t’i përgjigjej thirrjes së Prokurorëve të Posaçëm, për t’u paraqitur në SPK në lidhje me dosjen e “21 janarit”.
u shpreh se nuk kishte marrë njoftim për thirrjen, ndërkohë SPAK e përgënjeshtroi se fletëthrrjet janë dorëzuar në banesën e tij, në Kuvend dhe në selinë e PD, por se nuk janë pranuar të tërhiqen.
Kujtojmë se në lidhje me dosjen “Partizani” Berisha është marrë i pandehur së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë.
Kreu i PD do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
