Berisha: Sot fillon betaja pa kthim në të gjitha rrugët e Shqipërisë, do i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë qeverisë

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita e mbështetur prej tij do të fillojë nga sot protestat në çdo skaj të vendit.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se do i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë qeverisë së Edi Ramës, i cili sipas tij po vjedh qytetarët shqiptarë.

“Jam këtu për të shpallur fillimin e betejës pa kthim në rrugët e tiranës dhe në ccdo skaj të vendit. PD është e vendosur ti përgjigjet dhëmbë për dhëmbë sundimit të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Sot çdo demokrat i vërtetë ndihet një luftëtar i lirisë i betuar për të bërë gjithccdka për shmbjen e narkodikaturës, regjimit, i cili u grabit votën shqiptarëve. Shembjen e regjimit që u kontrollon vullnetin shqiptarëve dhe i vjedh sa kurrë ndonjëherë”, tha Berisha.

Ish kryeministri foli edhe për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, i cili pas pak minutash do vendosë për fatin e tij. Berisha tha se në këshill do diskutohen raportet që kanë ardhur nga prokurorë të korruptuar, teksa shtoi se me ndikim të qeverisë i është hequr padrejtësisht liria./albeu.com


Shtuar 18.12.2023 11:23