Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se kryeministri Edi Rama është mashtruesi më i madh. Gjithashtu Berisha gjatë fjalimit tij përshëndeti edhe Ilir Metën dhe Ervin Salianjin të cilët ndodhen në burg. Sipaj tij, Rama këto ditë kalon në studio televizive para kamerave dhe rreh gjoksin se, këto 11 vite prodhimi i brendshëm i Shqipërisë u dyfishua, dhe po kështu rritja ekonomike dhe buxheti.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju, pararendësve të vërtetë të fitores së opozitës shqiptare, misionarëve të kauzës së drejtë të lirisë, dinjitetit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Një përshëndetje z. Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në qelitë e diktaturës.
Një përshëndetje, nënkryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji që qendrojnë si luftëtarë të pamposhtur dhe i kallin tmerrin nga burgjet e diktaturës narkodiktatorit, Edi Rama.
Të dashur miq, në çdolloj pamje që të shqyrtosh regjimin e Edi Ramës, ai del mashtruesi më i madh në histori, del hajduti më i madh në histori. Këto ditë ai kalon në studio televizive para kamerave dhe rreh gjoksin se, këto 11 vite prodhimi i brendshëm i Shqipërisë u dyfishua, dhe po kështu rritja ekonomike dhe buxheti.
Të dashur miq, për ju dhe të gjithë shqiptarët detyrohem të bëj disa krahasime. Jo, aspak, për të evokuar këtu një kohë të 11-12 viteve më parë. Por po bëj këto krahasime sot këtu, për të faktuar këtu, për t’ju provuar këtu me shifrat e tij, se çdo të thotë të jesh hajduti më i madh i kombit shqiptar në kohëra,” tha Berisha.