Në një tryezë diskutimi mbi zhvillimet e Portit të Durrësit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se procesi i integrimit në BE ka ngecur për shkak të vjedhjeve të Edi Ramës dhe ish-vartëses së tij, Belinda Balluku.
Berisha theksoi se shumë vende janë shprehur skeptikë për raportin e IBAR, kushtet e ndërmjetme për integrimin në BE, ndërsa shtoi se “një breshëri të re kushtesh e kërkesash që do t’i vendosen Shqipërisë.”
Të lidhura
None found
Kryedemokrati ironizoi kryeministrin, teksa tha se duke deklaruar se ka më pak korrupsion po bëhet më i besueshëm, duke iu referuar deklaratave që ka mbajtur ditët e fundit në takimet që ka mbajtur me socialistët.
“Ka mbi një muaj që në Bruksel, përfaqësues të të gjitha vendeve anëtare, kanë bërë gjer dje 5 takime dhe prapë Shqipëria mbetet në klasë për shkak të vjedhjes së Ramës e Ballukut e AKSHI-t të Lindave. Ai është një raport i ndërmjetëm, nuk është përfundimtar dhe as të ndërmjetmë, nuk e kanë pranuar. Janë bërë një grup i madh vendesh, të cilët kanë sjellë dje një breshëri të re kushtesh e kërkesash që do t’i vendosen Shqipërisë në rrugën e integrimit. Të gjitha këto për vjedhjet e Ramës me Lubi Ballukun e Lindat e tij. Dhe del nga një sallë në një tjetër me patronazhistët hajdutë, e kriminelë elektoralë, duke akuzuar dhe mbrojtur korrupsionin, duke deklaruar se nuk kemi shumë korrupsion.
Kujton se nuk e ka parë bota lakuriq atë kur i bllokoi heqjen e imunitetit të Balluku, mendon se të tjerët nuk e dinë se mbrojti veten e tij e jo Lubinë, mendon se nuk e dinë se Linda e AKSHI-t nuk është gjë tjetër vetëm maska e Lindës së Surrelit. E vërteta është që Shqipëria po ndëshkohet pavarësisht nga mashtrimet e tij, por një breshëri kushtesh të reja vendosen dhe de facto pas proceseve të mundshme të anëtarësimit të Islandës, Shqipëria largohet me Edi Ramën, me shpejtësi mbrapa nga horizonti.
Mendon se duke deklaruar se ka më pak korrupsion seç kishte, bëhet më i besueshëm kur të gjithë e dinë se kryehajduti i vendit është ai. Punët e Ramës janë sarajet e Surrelit, pallati i Linda Ramës pa asnjë faturë, porti i Durrësit që shkon disa miliarda, tuneli i Llogarasë, autostrada Librazhd-Dragostunjë, e shembur sikur t’i kesh hedhur bombën më të madhe që ekziston, rrugët e shembura në të 4 anët e vendit”, tha Berisha.
