Berisha shkon në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës detyrim paraqitje në kuadër të dosjes “Partizani”.

Ai shoqërohej nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.

Të lidhura

None found

Berisha akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, për ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion, por edhe për pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.


Shtuar 4.05.2026 10:37