Berisha nuk i pa shkallët, rrëzohet në mes të Kuvendit (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha është rrëzuar në mes të podiumit të Kuvendit, ndërsa po merrte fjalën.

Berisha u rrëzua për shkak se u pengua në shkallë. Menjëherë truproja i shkoi nga pas dhe e ndihmoi të ngrihej në këmbë.

Ai mori fjalën dhe nuk dha asnjë koment për rrëzimin.

Incidentet e Berishës me shkallët janë të shpeshta. Kujtojmë se disa ditë më parë, ndërsa po futej në zyrën e re, ish-kryeministri Berisha u rrëzua në shkallët e selisë./albeu.com


Shtuar 30.04.2022 13:39