Berisha reagon për tensionet në Kosovë: Produkt i “Minishengenit”! Pse hesht PD? (VIDEO)

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka deklaruar se “Minishengeni” solli si produkt tanket në kufijtë e Kosovës.

Sipas Berishës PD nuk ka reaguar sa duhet, ashtu si ka reaguar vetë ai.

Fjala e Berishës:

Keni dëgjuar PD të flasë për mini-shengenin? Ja ku janë rezultatet në kufi të Kosovës. Pse more komb jetim jemi ne? U çlirua Kosova, u dyfishua fuqia kombëtare. Hesht ish-kryetari i Partisë Demokratike.

Ballkani i Hapur vjen në kundërshtim të qartë me nismën e Berlinit. Ku dallon njëra me tjetrën? Nisma bazohet në bashkëpunim shtetesh të barabarta, Ballkani i Hapur në hegjemoninë serbe dhe rroftë Kosova që nuk e pranoi.

Çfarë do bëjmë ne? Gjithçka që të ngrihemi në këmbë. Minishengeni solli rezultatin që kemi sot, tanket në kufirin e Kosovës, sepse Rama është Bashkuar me Beogradin dhe Shkupin kundër Kosovës./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 18:58