Berisha: Rama dhe Begaj, dy sharlatanë që firmosën për “Diellën”! Kryeministri përdori teknologjinë për vjedhjet më të mëdha në histori

Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot për programin që ka Partia Demokratike lidhur me teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale. Berisha u ndal te ministrja Diella, duke theksuar se Rama dhe Begaj, si dy sharlatanët më të mëdhenj, firmosën për një ministre që ka zero urtësi artificiale.

Sakaq, kryedemokrati vijoi duke thënë se Shqipëria është e zhytur në vjedhje dhe falsifikim, teksa sipas tij Rama ka përdorur teknologjinë për të kryer vjedhjet më të mëdha në historinë e vendit.

Të lidhura

None found

Berisha u ndal edhe te AKSHI, duke thënë se Rama e shndërroi në gropën më të zezë të vjedhjeve në vend.

Berisha: Kemi dhe dy sharlatanët më t1% mëdhenj të epokës së Urtësisë Artificiale që e kanë emrin Edi Rama dhe Haram Begaj. Janë këta sharlatanë të kësaj epoke që emëruan ministren e parë në botë në trupin e së cilës nuk u gjet qoftë dhe vetëm një qelizë urtësi artificiale për tu bërë të famshëm si kryesharlatanët e kësaj epoke. Kjo është jashtëzakonisht keq. Ky tregon, në fund të fundit, liderët e ardhshëm të kësaj epoke do jenë liderë të cilët janë armatosur me të gjithë avantazhet e saj. Nëse ato përdoren në përputhje me rregulla të caktuara, në kuadër të një shteti ligjor. Rregullat më kryesore, për ata që drejtojnë merren në politikë që duhet të përcaktohen në përdorimin e saj, duhet të jenë ato të funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Në vitin 2005, Shqipëria kishte penetrimin e internetit 4.9%. dhe shpallëm si objektiv Shqipërinë digjitale, mediat qeshnin me tituj. Tjerët shihnin me skepticizëm. U emërua një ministër për teknologjinë digjitale dhe shoqërinë e informacionit, Genc Pollo. Më pyeti pse më emërove, sepse i them Shqipëria digjitale është një nga objektivat absolutë të mijat. Genc Pollo me përkushtim të madh, me një ekip të vogël, ia doli që penetrimin e internetit të arrijmë nga4.9% në 63%.

Nëse ka një vend në Europë dhe botë që është zhytur në falsifikim, në gjërat më themelore, Shqipëria ka më të domosdoshme më shumë. Në departament ka anëtarë të ri që punojnë me sukses të madh në block chain të gatshëm të kthehen në vendin e tyre dhe të japin kontribut në këtë fushë shumë të çmuar.

Si e përdori Edi Rama teknologjinë digjitale? E përdori për të kryer vjedhjet me të mëdha në historinë e një vendi. Më të çmuara se çdo gjë, janë të dhënat e identitetit të njeriut. Ato të dhëna të cilat qytetari në besim të ligjit i depoziton në qendrat e të dhënave të shtetit. Të gjitha ato u hakërruan dhe kaluan në dispozicion të patronazhistëve dhe bandave kriminalë. Fusha e dytë, Edi Rama në një mënyrë ose tjetër e shndërroi AKSHI-n në gropën më të zezë të vendit, në të cilën për urtësinë artificiale baxhanaku ka fituar 75 mln tender dhe nuk ka 0 kontribut. Vetëm transfertën nga thesari i shtetit në kontot e tij.

E-Albania është krijuar në 2011-2012, ministri Pollo dhe ata që e drejtonin nuk kërkuan të centralizonin tenderët në fushën e hi-tech. Secila drejtori operonin mbi bazën e rregullave të prokurimit. Ky për shkak baxhanakut të tij bëri vendimin që në 2017, tenderimet të bëhen në një agjenci hi-tech, e vetmja që të marrë peng punonjës dhe biznesmenë që guxonin të paraqisnin oferta. Ju garantoj se do bëjmë gjithçka që PD dhe Shqipëria të përjetojnë këtë epokë, epokën më të ndritur në fushën e teknologjisë.


Shtuar 20.05.2026 19:36

Tags: ,
jojobetjojobetjojobetcasibomholiganbetpokerklasPokerklasJojobet GirişjojobetHoliganbet GirişjojobetOnwin Girişdeneme bonusu veren siteler