Berisha qëndron në PD, Basha mbledh grupin para seancës

Nga Juxhin Mustafaraj

Vendimin e ka marrë për t’i dhënë opozitës një imazh por edhe qasje të re. Të premten pritet të bjerë edhe “dera e hekurt” që mundëson hyrjen e demokratëve në oborrin e parlamentit, ku në ndryshim nga protestat e dy viteve më parë, hapësira e seancave plenare pritet të shfrytëzohet për propozime konkrete dhe reforma të mëdha.

Siç edhe kishte premtuar, Sali Berisha në pozitat e deputetit më të vjetër të Kuvendit do të jetë në Parlament i rreshtuar në grupin e tij parlamentar. Lulzim Basha ka vendosur të mos mbledhë asnjë organ vendimmarrës në PD, por vetëm të jap orientime për grupin parlamentar.

Ndryshe nga çdo nisje legjislature, diplomatët do të mungojnë në Parlament. Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se për shkak të kushteve të pandemisë, diplomatëve nuk i është dërguar ftesë për të qenë pjesë e seancës së parë plenare.

Por mungesa fizike në sallë nuk do ta zbehë vëzhgimin e ndërkombëtarëve mbi ecurinë për seancën e parë, ku shkallët e Parlamentit do t’i ngjisin edhe ligjvënës për të cilët ata kanë kërkuar publikisht largimin./ Abcnews.al


Shtuar 9.09.2021 17:01