Berisha: Qëllimi i Edi Ramës është një Shqipëri pa opozitë

Berisha ka folur përpara qytetarëve ditën e sotme duke thënë se qëllimi i Edi Ramës është një Shqipëri pa opozitë

Berisha:

Të dashur miq.
Sakrifica sublime për vlerat janë një kushtrim i vërtetë sot për çdo shqiptar.
Janë një thirrje për të gjithë shqiptarët të refuzojnë, të hedhin poshtë këtë diktaturë, e cila nuk ka në bazë sot doktrinën e Marksit, por ka në bazë Aleancën e Qelbësirave, aleancën e pushtetarëve me bandat kriminale, me hajdutët, me trafikantët, me vrasësit, përdhunuesit, llumin e shoqërisë shqiptare.
Të dashur miq, ju rikujtoj sot se me porosi të Hitlerit shqiptar të pasluftës, Enver Hoxhës, listën e intelektualëve që duhej të ekzekutoheshin atë natë e bënë dy vrasës seriale, Mehmet Shehi dhe Edip Çuçi, nipi i të cilit sot drejton grupi parlamentar të partisë së krimit.
Sot partinë e krimit e drejton ish-bastardi i xhelatit hoxhist që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela.
Sot ekonominë e drejton Ballukja, gjyshi i të cilit ishte një xhelat i vërtetë, mori pjesë në pushkatimin e intelektualëve me hyrjen në Tiranë të forcave terroriste.
Ndaj dhe këta bastardë sigurisht nuk mund të vendosin këtu doktrinën marksiste dhe leniniste si bazë për sundimin e tyre. Por vendosin krimin, vendosin dhunën, vendosin vjedhjen, vendosin varfërinë, mohimin e të drejtave të opozitës, burgosjen e drejtuesve të saj, asgjësimin e të drejtave politike të opozitës në parlament.
Një Shqipëri pa opozitë është qëllimi i Edi Ramës dhe i mafies ndërkombëtare.
Një Shqipëri pa opozitë është synimi i narkoregjimit të tij.


Shtuar 26.02.2024 19:48