Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se rroga mesatare e shqiptarëve duhet të ishte 1500 euro.
Këtë deklaratë Berisha e ka bërë pasditen e sotme, teksa është ndalur në Vlorë ku ka diskutuar me ekspertë të turizmit për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë.
Berisha u shpreh se borxhi ka shkuar në 107 % dhe vendi po shkon drejt një skenari grek të falimentimit.
“Borxhi është rritur nga 62.4% në 107%. Çfarë është bërë me këtë borxh? Ju garantoj se nëse kjo qeveri do të mendonte, unë për këta qytetarë për ta punoj, do t’i bëj të harrojnë varfërinë, mund të rriste po të donte tre herë rrogat dhe pensionet. Me këtë borxh edhe më shumë. Me këtë borxh, nëse kthehej në mirësi, çdo qytetar do të kishte një rrogë mesatare 1500 euro. Ku janë? Sa është sot rroga? 30% më e ulët se në 2013, sepse çmimet janë 80-90% më të larta”, u shpreh Berisha./albeu.com/