Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në Euronews ka deklaruar se protesta e 8 janarit ishte kundër qeverisë sepse kryeministri Edi Rama ka zbatuar projektin për mbrojtjen e Lulzim Bashës me të gjithë mjetet e policisë.
“Në pamje të parë, ishte protestë kundër një kryetari që nuk pranon verdiktin ligjor të partisë, anëtarësisë, kuvendit dhe referendumit. Për çdo njeri që do të dijë të vërtetën, 8 janari ishte përballje me qeverinë. Ne shkuam aty me qëllime paqësore për të hyrë në seli, për të nxjerrë jashtë vrasësit, banditët, pengmarrësit. Për të nxjerrë nga zyra butësisht deputetin Lulzim Basha. Edi Rama zbatoi ay projektin blind-bist të kryeministrisë. Edi Rama si maniak mbas blindave, te selia e la zbatuar dhe më të plotë projektin. Nuk ka kryeministër në botë që pranon që vrasësit të qëndrojnë të hanë dhe të pinë në qendër të Tiranës, ata duhet të jenë në burg. Ata i ka lejuar qeveria. Siç e pashë unë me sytë e mi, ata dispononim mjetet e policisë, pistoleta neuroparilizante. Ata dispononim bombola gazi, bomba shurdhuese, bomba tymuese, pluhura toksike, armë. Aty kishim një njësi paramilitare të përbërë nga vrarës trafikante të licencuar nga qeveria, që u kishte ngarkuar detyrën të mbronte Bashën”, tha Berisha./albeu.com