Gjatë komunikimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për protestën qytetare, e cila është shtrirë edhe në qytete të tjera.
Duke përshëndetur qëndresën e protestuesve, Berisha deklaroi se as temperaturat e larta dhe as kërcënimet e Ramës nuk arritën t’i mposhtnin qytetarët shqiptarë, pavarësisht kushteve të jashtëzakonshme.
Të lidhura
None found
Sipas tij, çdo orë dhe ditë që kalon dëshmon se Rama nuk ka të ardhme. Berisha u shpreh se këtë, më shumë se kushdo, po e vërteton vetë Rama, i cili, siç tha ai, është mbyllur në bunkerin e tij dhe ka zgjedhur të mbajë fjalime e llafollogjira që, në shumë drejtime, ngjajnë me ato të diktatorit të dikurshëm.
Berisha theksoi se nuk i konsideron socialistët kriminelë, por akuzoi drejtimin e PS-së, të cilën e cilësoi si ish-Partia e Punës. Ai shtoi se anëtarët socialistë po djegin teserat e asaj që e quajti “partia e krimit”.
Në vijim, kreu demokrat deklaroi se Rama, ndërsa vazhdon me llafollogjinë e tij të pafundme, nuk thotë asnjë fjalë për naftën, çmimi i së cilës ka arritur në 230 lekë.
