Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka një shpërdorim të tmerrshëm në sektorin e energjisë elektrike.
Komentet Berisha i bëri në një konferencë për mediat, ku ka bërë të ditur se drejt Shqipërisë po vijnë nga Bangladeshi impiante për prodhimin e energjisë.
Berisha tha se impiantet kanë kaluar Kanalin e Suezit dhe tha se bëhet fjalë për një shpërdorim të tmerrshëm të fushën e energjisë.
“Një zhvillim ati ekonomik të rëndë, një shpërdorim të tmerrshëm që po ndodh në fushën e energjisë. Anija që po sjell impiantet për prodhimin e energjisë, nga Bangladeshi, në portin e Vlorës ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milion euro është llogaritur kostoja për dy vite.
Për prodhimin e një megavat këto impiante harxhojnë 2020 litra naftë dhe prodhojnë 100 megavat në 24 orë. Qiraja e impianteve është 91 170 euro. Një megavat kushton 398 euro.
Kostoja për dy vite qira del 761 milion euro. Çfarë po bën Edi Rama për të dalë para shqiptarëve me këtë batërdi? Po bën zbrazjen e rrufeshme të kaskadës së Drinit. Çdo ditë kaskada ulet me mbi 15 cm në ditë.
Sot është 274 metër, në një kohë që me rregulloren në datë 1 shtator nuk mund të jetë kurrë ndër 274 metër. Edi Rama për të justifikuar këtë krim të shëmtuar, për t’ju thënë shqiptarëve se s’ka energji në bursë dhe të instalojë këto impiante”, deklaroi Berisha./albeu.com/