Berisha sulmon Erdogan: Ja kujt po i bën presion presidenti turk

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan nga foltorja e Kuvendit të Shqiëprisë.

Berisha teksa ka denoncuar moshapjen e Xhamisë së Namazgjasë për festën e Fitër Bajramit, ka drejtuar gishtin nga presidenti turk.

Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit, Berisha tha se arsyeja e mosmbajtjes së premtimit ishte posti i kreut të Kominitetit Mysliman, Bujar Spahiut.

Sipas ish-kryeministrit, Erdogani donte largimin e Spahiut, pasi ky i fundit është shkolluar në institucionet e financuara nga Fetullah Gylen, personi që i bëri “puç” presidentit turk.

“Xhamia e Namazgjasë nuk u hap festën e Fitër Bajramit. Edi Rama ka dërguar njerëz për ti bërë presion kryetari të KMSH për të dhënë dorëheqjen sepse këtë do Erdogan. E denoncoj. Nuk lejohet asnjë ndërhyrje. I bëj thirrje presidentit të Turqisë, të sjellë çdo dosje, por që të fajësojmë ne njerëz pse janë shkolluar me fondet e Gylenit kjo nuk mund të ndodhë. Me gjithë respektin që kam përe ju dhe vendin tuaj. Nuk duhet ndërhyrë për të caktuar kryetarin e KMSH. Xhaminë të falenderojmë për ndërtimin. Por PD nesër në pushtet do të paguajmë çdo qindarkë, se për ne autonomia është shumë më e çmuar se ndërtesat e kultit”, tha Berisha.