Berisha plas deklaratën e fortë: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës

Kreu i opozitës shqiptare Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën e Shpresës”, ka publikuar udhëtimet e vëllait të kreut të qevrisë Olsi Rama me makinën e trafikanëtëve te Xibrakës.

Berisha: E patë miq se si doli Olsi Xibraka pas seancës që kishte me Alfred Shehun. Me Alfred Grecën.

E dini cili është Alfred Shehu? Është prokurori i pafytyrë që doli bashkë me Ardi Veliun, një të pafytyrë tjetër, dhe u tha shqiptarëve se në makinën e Mehmet Grecës, trafikantit të dënuar për 15 kg kokainë në Londër, nuk kishte materiale elektorale për Taulant Ballën.

Dhe ky u shpërblye nga Taulant Balla në krah të Altin Dumanit, prokuror i Skrapit.
Ky dje, takoi Olsi Ramën.

Olsi Rama, Olsi Xibraka, ja ku po të njoftoj se ditën e hënë do të kesh dhe një padi të dytë për mashtrim publik përpara shqiptarëve.

Po, po, për mashtrim publik sepse u deklarove shqiptarëve dy javë më parë se makinën me targa AA653DM, të përdorur tmerrësisht nga kapot, mes tyre edhe ti vetë, të klanit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës, Olsi Rama, Ermal Hoxha, Genti Xhixha, Gentian Gjonaj, Besnik Dabulla, etj, e kam përdorur vetëm njëherë.

Kam shkuar një natë në Selanik, kam ndëjtë dy ditë dhe jam kthyer.

O gënjeshtar, mashtrues i shpërfytyruar publik, do përgjigjesh para ligjit dhe shqiptarëve.
Kufirin me makinën e drogës AA653DM, e ke kaluar në datën 6.6.2014 në ora 13.30.

2. Me datën 8.6.2014 në ora 15.45.
3. Me datën 11.7.2014 në ora 15.45.
4. Me datën 13.7.2014 në ora 18.06.

5. Olsi Kristaq Rama, se këto i ka kaluar si Olsi Rama, po tani me pasaportë amerikane, se ke bërë drogë atje në Boston ku ke qenë vagabond, Olsi Kristaq Rama me pasaportë amerikane, ke kaluar kufirin sipas TIMS me datë 8.8.2014 në orën 18.35. E ke kaluar përsëri në orën 8.8.2014 në orën 21.49.

Olsi, ke edhe kalime të tjera, po këto sa për sonte.

Për këto, ti do të shkosh, do denoncohesh për mashtrim të rremë nën betim.

Se je betuar dhe ke mashtruar.

Ndaj miqtë e mi, ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve dhe kjo shpresë nuk mund të shuhet kurrë.

Kjo shpresë do triumfojë.

Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!


Shtuar 13.07.2024 22:29