Berisha përballë “naftës”: Rama përdor luftën në Ukrainë për rritjen e çmimeve, është aksioner (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se rritja e çmimeve të naftës bëhet me vullnetin e plotë të Edi Ramës, pasi sipas tij, ky i fundit është zëdhënës i kompanive të naftës.

Berisha shtoi se Rama po spekulon me luftën në Ukrainë për rritjen galopante të çmimeve.

Të lidhura

None found

“Rama kërkon ta mbulojë duke mbjell terror te qytetarët, rritjen e çmimeve. Ai po bën zëdhënësin e kompanive të naftës, dhe pas tij spekulantët vijojnë më fushë të hapur të vendosin tabelat siç duhet.

Ata i kaluan çmimet nga 210 në 230 e më pas në 260 e me radhë. Kreu i qeverisë nuk bën zëdhënësin e kompanive të naftës, nëse nuk është aksioner në kompanitë e naftës”, është shprehur Berisha./albeu.com/


Shtuar 9.03.2022 13:27