Berisha për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm: Opozita nuk bashkëpunon më me PS-në për emrat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK-ut, ku ishte paraqitur ditën e sotme. I pyetur nëse opozita do të bashkëpunojë me Partinë Socialiste për përzgjedhjen e Prokurorit të Ri të Përgjithshëm, Berisha deklaroi se ky bashkëpunim është ndërprerë.

“Pas aktit të tyre me Avokatin e Popullit, ne nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrave. Kemi ndërprerë çdo bashkëpunim me PS-në për përzgjedhjen e emrave”, u shpreh ai.

Të lidhura

None found

Berisha kritikoi gjithashtu mënyrën se si funksionon aktualisht institucioni i akuzës, duke thënë se kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm janë kufizuar ndjeshëm dhe se roli i tij është reduktuar në statistika.

“Sot, Prokurori i Përgjithshëm është institucioni më i zhveshur nga çdo kompetencë. Sipas meje, kjo është një zhveshje e gabuar, pasi bëhet fjalë për një institucion kushtetues dhe lënia e tij vetëm për disa statistika përbën një akt të gabuar. Mendoj se disa prej gabimeve të bëra mund të korrigjohen”, përfundoi Berisha.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio