Berisha pas arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Përvetësoi 200 mln euro nga AKSHI, Agasi kreu fluturime në hapësirën e NATO-s dhe vendeve të BE-së

Këtë të enjte, në një komunikim me mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi për arrestimin e Ermal Beqirit në Francë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim me krimin.

Sipas Berishës, Ergys Agasi është “kryemafiozi i Shqipërisë”, ndërsa AKSHI, siç pretendoi ai, ishte shndërruar në pronë private të kreut të qeverisë.

Të lidhura

None found

Berisha deklaroi se ndalimi i Beqirit, të cilin e përshkroi si familjar të Edi dhe Linda Ramës dhe si bashkëpunëtorin më të afërt të Agasit, tregon rrezikun që krimi i organizuar shqiptar përbën për rajonin dhe Europën.

Kreu i PD-së, tha se më 24 prill 2026 kishte denoncuar faktin që Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri nuk ndodheshin në kërkim ndërkombëtar, ndonëse urdhër-arresti ndaj tyre mbante datën 25 dhjetor 2025. Ai shtoi se edhe katër muaj më vonë kjo situatë nuk kishte ndryshuar.

Në vijim, Berisha pretendoi se Agasi kishte blerë në Austri dy avionë personalë gjatë muajit prill. Sipas tij, një blerje e tillë kërkon miratimin e disa institucioneve austriake, në një vend me një shtet ligjor ndër më të konsoliduarit.

Ai deklaroi gjithashtu se në qershor Agasi kishte regjistruar në Slloveni njërin prej avionëve dhe biznesin e tij. Berisha tha se gjatë këtyre muajve ishin konfirmuar një sërë fluturimesh në hapësirën e NATO-s dhe në vende të Bashkimit Europian.

Sipas tij, Agasi vijon i qetë aktivitetin e tij, duke e drejtuar herë nga Durrësi, herë nga Surreli dhe herë nga Manza.

Ndërsa për Ermal Beqirin, Berisha pretendoi se ai kishte përvetësuar 200 mln euro nga AKSHI, të cilin e quajti “AKSHI i lindave, Lindës së AKSHI-t dhe Lindës së Surrelit që kontrollonte AKSHI-n”.

Gjithashtu, ai shtoi se ky ishte suksesi që Edi Rama promovonte përmes propagandës, duke e paraqitur Beqirin si një histori suksesi.


Shtuar 30.07.2026 12:42

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetmadridbetcasibomjojobetMadridbetMadridbetjojobetcratosroyalbetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetWettseitenAnkara escortcasibomjojobetcasibom giriş