Berisha paralajmëron protesta: Do të ketë një lëvizje të fuqishme popullore që ska uragan që e ndalon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të ketë protesta të opozitës ndaj qeverisë.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në “Facebook” Berisha tha se do të letë një levizje të fuqishme popullore që “s’ka diktaturë që e ndalon”.

“Do të kalojmë në një lëvizje të fuqishme popullore, uragan që s’ka diktaturë që e ndalon.

Jemi në një betejë pa kthim kundër kësaj diktature. Në ’91 përmbysëm një diktaturë pikërisht sepse qëndruam në betejën pa kthim.

Kjo po ndodh edhe tani, deputetët do të qëndrojnë të pamposhtuar aty ku ju i keni mandatuar. Në çdo nevojë do të gëzojnë dhe e meritojnë mbështetjen. Nuk jemi për mosekzistimin e Parlamentit, por dua që të funksionojë në përputhje me Kushtetutën. Ka përballje dhëmb për dhëmb”, tha ish-kryeministri.

 


Shtuar 18.11.2023 12:48