Berisha paralajmëron 6 padi për Ballën: Shumë shpejt do shpallesh në kërkim si Gentian Sharra

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën plenare ka paralajmëruar 6 padi për deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Berisha thekson se 3 padi do të jenë civile dhe 3 të tjera do të jenë penale duke garantuar se pas pak kohësh ai do të shpallet në kërkim njësoj si Gentian Sharra.

Sali Berisha: Ky Gentian Sharra aty (i drejtohet Taulant Ballës) ka deklaruar në Kuvend se Sali Berisha ka tokë në Tiranë, tokë në Dhërmi, tokë në Gjirin e Lalzit

Shqiptarë po ju informoj se ai do ketë 6 padi 3 civile tre penale dhe ju garantoj se së shpejti edhe ai do të dalë në kërkim njësoj si Gentian Sharra./albeu.com

Shtuar 30.06.2022 16:41