Berisha nxjerr foton e Ramës me biznesmenin e arrestuar: Kjo është drejtësia me regji! Militantit të PS iu fal koncesioni

Tentativë për vrasje të dyfishtë, arrestohet në Tiranë polaku i rrezikshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas urdhrit të SPAK për arrestimin e ish-zëvendës ministrit të Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Krahas një fotoje të kryeministrit Rama me biznesmenin Rrapaj, Berisha shkruan se ishte kreu i qeverisë së bashku me ministrin e Shëndetësisë së asaj kohe, Ilir Beqja, ata të cilët i falën biznesmenit impiantin ultramodern të sterilizimit.

Berisha e quan Rrapajn një militant të PS dhe urdhrin e SPAK për ta arrestuar si të merituar.

Sali Berisha: Kjo është drejtësia me regji!  Miq, këtu në foto me Edi Ramën është miku i tij Ilir Rrapo i arrestuar mbrëmë për aferën e sterilizimeve. Iliri ishte emigranti murator në Itali të cilit Edi Rama dhe Ilir Beqja i dhanë duke i falur me koncesion impiantin ultramodern të sterilizimit, të blerë nga qeveria dhe të instaluar në spitalin e sapondërtuar të urgjencës. Impianti nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionomin e tij ishin në specializim!

Edi Rama dhe Ilir Beqja jo vetëm ia falën ‘ me koncesion, muratorit militant të PS impiantin, por lidhën kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare dhe e bënë Ilirin duke ndarë para me të, multimilioner.

Edi Rama për të fshehur vjedhjen e tij me Beqen dhe muratorin e vetë pasunar që ndanë me Ramën dhe Beqen qindra milion sikur të ishte një agjent i rëndom i Rrapos për të mbrojtur krimin e vetë kalonte nga studio në studio me një pincë kirurgjikale të thyer dhe të ndryshkur e mashtrone si ordiner qytetarët duke ju thenë se ja me çfarë operoheshin njerëzit para ardhjes së tij në pushtet.

Sot Skapi i Partisë arrestoi në mënyrë të merituar muratorin e mirë të partisë Ilir Rrapo dhe ish zëvendës ministrin e shëndetesisë Rjepaj për nje krim të shemtuar që lidhet direkt me Ramën dhe Beqen e tij. Por në vendin me drejtësi të kontrolluar nga Old Majer për skapin e partisë tëbgjithe janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë se të tjeret dmth jane mbi ligjin. Turp!

Për hollesi të plota lexoni këtu më poshtë investigimin e boldneës

Sterilizimi, “bingoja” 100 mln euro e kompanive anonime

Koncensioni i Sterilizimit

Në 16 Shkurt 2015, Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, shpall tenderin për dhënien me koncesion/partneritet publik privat (PPP) per ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterilë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si edhe trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale.

Tenderi përllogaritej në vlerën e rreth 100 milionë eurove, të cilat do t’i paguhen fituesit të koncensionarit nga Buxheti i Shtetit për një periudhë 10-vjeçare. Gjithësesi, në bazë të disa ndërhyrjeve të mëvonshme, qeveria e shtoi vlerën e koncensionit në rreth 135 milionë euro.

Në tender morën pjesë 5 operatorë, 3 prej të cilëve nuk kishin paraqitur ofertë dhe për këtë arsye u skualifikuan automatikisht.

Në Prill 2015, Ministria e Shëndetësisë shpall fitues bashkimin e operatorit të regjistruar në Kosovë nga shqiptari emigrant Ilir Rrapaj “Investial” dhe tre kompanive italiane. Konkretisht; “Servizi Italia”, e regjistruar në Parma, si edhe peruxhianet “Tecnosanimed” dhe “U.jet”srl.

Kompania humbëse e ankimoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Në Shtator 2015, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të pranonte pjesërisht ankimin, duke kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të rishikojë disa aspekte të tenderit.

Pas rishikimit të procedurave, Ministria e Shëndetësisë, në Dhjetor 2015, vendosi të shpallte fitues sërish të njëjtin bashkim operatorësh që kishte kualifikuar edhe në fillim.

Tashmë, kompania e shqiptarit Rrapaj dhe tre kompanitë italiane ishin bashkuar në një të vetme, duke krijuar koncensionarin “Saniservice”./Albeu.com/