Berisha nga Mirdita: Të shkoje sot te takimi i Ramës ishte si të çoje Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban një takim me simpatizantë të Partisë Demokratike në Mirditë, në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Berisha u shpreh se PD ka qenë partia që gjatë këtyre 30 viteve ka realizuar veprat më të mëdha për të afruar Shqipërinë me Perëndimin.

Ai shtoi se ditën e sotme nuk do të dëshironte të shkonte në takimin e thirrur nga Edi Rama, pasi sipas tij, të shkojë atje, ishte njësoj si të çoje Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë.

“PD ka treguar se është parti e vlerave, është partia që gjatë këtyre 30 viteve ka realizuar arritjet më të mëdha për të afruar Shqipërinë me Perëndimin. Unë prandaj erdha sot të fëstoja ktu, se më pyetën pse nuk shkove te takimi i Ramës dhe a do shkoje nëse do të ftonte. Po ju them se të shkoje ditën e sotme te takimi i Edi Ramës, ishte njësoj si të çosh Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë dhe e kanë bërë dhe këtë këta./albeu.com/