Ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD-së, është shprehur se nëse tradhëton popullin demokrat, më parë i fut thikën dy fëmijëve të vet.
Komentet Berisha i bëri teksa ka treguar detaje nga njohja e tij me Azem Hajdarin, në 24-vjetorin e vdekjes së tij.
Nga sheshi Demokracia në Qytet Studenti Berisha solli një episod nga kujtimet e protestave të studentëve, që asokohe udhëhiqej nga Azem Hajdari.
“Kemi ndenjur dy orë me ta për t’u thënë se këtu ishin grumbulluar studentë dhe do zbrisnim në shesh. Ata kishin afruar kamionë për t’i nxjerrë me forcë. S’ju thamë shumë se; jeni të rrethuar, por i bindëm që nuk do të zbrisnin në shesh. Një moment është, vizioni për të qenë lider. Dalim me të te ballkoni i mencës, këtu kishte shumë student. Ata duartrokasin. Na paraqiti me Besnikun para tyre. Mora fjalën dhe ju them; sot nuk do zbrisni në shesh. Ata brenda sekondave; “tradhtar, tradhtar!” Këtu e merr fjalën Azemi, ju thotë bashkëmoshatarëve të tij; Kam dy fëmijë. Kirin dhe Rudinën. Kur t’ju tradhtoj ju, ju fus atyre thikën në bark dhe jua nxjerr në zverk. Aty ra një heshtje absolute. Ky betim i tij, kjo fjalë, përmbysi çdo gjë. E lartësuan atë në lider”, tha Berisha./albeu.com/