Berisha në Kuvend: Porti i Durrësit është plaçkitja më e madhe në histori nga klani Rama dhe “arabi okazional”

Sot deputetët demokratë kanë thirrur në interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për portin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së Sali Berisha hodhi akuza duke thënë se është vjedhja më e madhe në historinë e vendit dhe se kërkohet të varroset kjo pronë e çmuar publike.

“Një grup i kryesuar nga Edi Rama, i cili kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale, pronën publike më të çmuar të shqiptarëve, Portin e  Durrësit. Dhe në këtë akt, të kësaj megaafere, kërkohet të kufizohet me çdo kusht fjala e deputetëve. Sigurisht që me marrëveshjen që votuat në vitin 20200, dhe atë me procedurë të përshpejtuar, ju, në kundërshtim me Kushteton dhe marrëveshjen ndërkombëtare, I krijuar grupit të Ramës favoret, avantazhet dhe garancitë ligjore për këtë plaçkitje të pashembullt. Sot ju kërkoni të varrosni portin mijëvjeçar të Durrësit dhe ta shndërroni në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional”, tha Berisha.


Shtuar 24.11.2022 10:20