Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, u bashkohet festimeve dhe vendos veroren

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që Ditën e Verës ta festojë në Elbasan, që është qyteti që simbolizon këtë festë.

Berisha është pritur me entuziazëm nga mbështetësit e tij, me thirrjet; ‘o yll’, “Berisha, o hero, ty gjithë Shqipëria të do”.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/156945840183996

Ndërkohë, që ish-kryeministri është pritur siç e ka dhe tradita nga disa vajza të veshura me kostume popullore, me ëmbëlsirën tradicionale, ballokumen, të cilën e ka provuar, ndërsa i kanë vendosur dhe një verore në dorë.

“Urimet më të përzemërt qytetarëve të Elbasanit, për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarët. Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria, në këtë kontekst, Elbasani është sot kryeqytet i pelegrinazhit shqiptar. Por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit. Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër.”, tha Berisha.


Shtuar 14.03.2023 11:47