Berisha ndërmerr hapin e radhës (FOTO LAJM)

Megjithëse KQZ e la jashtë koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ish-kryeministrin Berisha, ky i fundit po vijon përgatitjet për zgjedhjet lokale të 6 marsit.

Berisha ka deklaruar se do të jetë nesër në Sukth për të prezantuar Ardian Mukën si kandidat i këtij koalicioni për bashkinë e Durrësit.

“Nesër, ditën e diel, 6 shkurt, në orën 11:00, tek kompleksi “Selimi” në Qendër Sukth, prezantojme kandidatin e koalicionit opozitar Shtëpia e Lirisë, Z. Ardian Muka. Ftoj banoret e Sukthit, Katundit te Ri, Manzes Rrashbullit dhe Ishmit te marrin pjese”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se Muka është kandidat i zgjedhur nga primaret e mbajtura nga Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike./albeu.com/