Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino. Berisha e quan Finon një prej politikanëve dhe zërave më të moderuar që ka pasur politika shqiptare.
Duke u ndalur te zgjedhja e Finos si kryeministër i pajtimit kombëtar në vitin 1997, Berisha thotë se ai e përmbushi me përpikmëri detyrën për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend.
Postimi i plotë i Berishës:
Mesazh ngushellimi per Bashkim Finon! Miq, Covid 19 e ndau nga jeta para kohe Bashkim Finon, njerin prej presonaliteteve me te spikatura te Partise Socialiste dhe qeverisjes se vendit.
Gjate ketyre 30 viteve ne politike, Bashkimi ka mbajtur detyra te rendesishme nga kryetar bashkie i qytetit te tij te lindjes Gjirokastres deri ne kryeminister i qeverise se pajtimit kombetar ne vitin 1997, e cila kishte si detyre me kryesore pergatitjen e zgjedhjeve te parakohshme, detyre te cilen ne vleresimin tim ai e permbushi ne fryme bashkepunimi dhe me pergjegjesi.
Pas atyre zgjedhjeve deri sot ai si deputet i PS dhe qeveritar i saj ka kryer detyra te rendesishme duke qendruar nje ze i moderuar ne grupin drejtues ekstremist te PS.
Duke shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjes Fino per humbjen e pakompensueshme, une i lutem Zotit qe shpirti i Bashkimit te saj te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin. sb